75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 18 Janar 2024 / k.v

Zjarrfikësit po kërkojnë nën rrënojat e kulmit të rënë në tokë (Foto)

Po vijon puna e zjarrfikësve për të kërkuar nëse ka ndonjë person nën rrënojat e kulmit i cili ra nga ndërtesa e komunës së re të Prishtinës në lagjen “Arbëria”, transmeton IndeksOnline.

Zjarrfikësit janë ngjitur edhe në çatinë e objektit të komunës për të larguar mbetjet e kulmit dhe për të parandaluar ndonjë rënie të re.

Një femër ka pësuar lëndime në kokë dhe e njëjta tani ndodhet në Emergjencë ku i është nënshtruar ekzaminimeve.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ju informon në kohë reale rreth këtij rasti