Zjarrfikësit shndërrohen në kujdestar, prindërve të këtyre fëmijëve iu doli një urgjencë!
Patën një emergjencë familjare dhe prindërit u detyruan të iknin për në spital. Kësisoj fëmijët mbetën vetëm në shtëpi.
Por zjarrfikësit nga Harrisburg në Kartolinën e Veriut në ShBA u thirrën për një emergjencë, por që prindërit u desh të shkonin në spital, përderisa gjyshërit e fëmijëve ishin larg. Me këtë rast ata nuk hezituan që të futeshin në shtëpi dhe të qëndronin me fëmijët, duke u shndërruar kështu në kujdestar për disa orë me radhë, transmeton Indeksonline.

Ata nuk I lanë fëmijët vetëm derisa erdhën prindërit, madje tentuan t’i argëtonin në çdo formë duke qëndruar afër tyre. Duhet përkujtuar se nuk ka rëndësi profesioni që njeriu ushtron, përderisa atë që e bën e bën në mënyrën më njerëzore të mundshme./Indeksonline/




