75 Mall Live Search
00:52 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zjarri i shkrumbon gjithçka, iu shpëton flakëve pasi u fshehë në furrën e qeramikës!

67-vjeçari, Steve Harrison i shpëtoi zjarrit duke u fshehur brenda një furre qeramike, rezistente ndaj flakëve.

Poçari tha për ABC se nuk u evakuua për të mbrojtur banesën e tij në Balmoral, komunitet në jug-perëndim të Sidneit që është shkatërruar nga flakët.

“Vrapova drejt kamionçinës, por kopshti im ishte mbuluar tashmë nga flakët, në rrugë kishte zjarr, kështu që nuk largohesha dot,”- tha Harrison. “Kjo ndodhi një ditë para se të ndërtoja vetë një furrë për qeramikën, në madhësinë e një arkivoli, mjaft e madhe sa për të më zënë mua brenda.”

Harrison u fsheh në furrë për gjysmë ore derisa zjarri u shua.

“Ishte shumë i madh, kudo kishte vetëm ngjyrë portokalli. Ishte e frikshme, unë u tmerrova,”- u shpreh ai. “Mund të kisha vdekur nëse nuk do të kisha menduar për planin B. Në furrën e vogël që bëra, kisha një zjarrfikës, një kovë me ujë, një shishe me ujë të pijshëm dhe një batanije kundër zjarrit.”