Zjarri kaplon arat e Peranit, rrezikohen dhe shtëpitë e fshatit

Arat e fshatit Peran të Podujevës, janë përfshirë nga zjarri. Flakët e zjarrit të cilat po përhapen me shpejtësi, po rrezikojnë dhe shtëpitë e banimit.
Banorët e fshatit Peran, tashmë kanë dal në aksion, në përpjekje për ta shuar zjarrin.
Ndryshe Komuna e Podujevës është e dyta nga komunat në nivel vendi, e cila ka numrin më të vogël të zjarrfikësve./Indeksonline/.