19:35 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Zjarri kaplon malet në Rugovë – FSK-ja fillon evakuimin e banorëve!

IndeksOnline më parë raportoi se zjarri i madh ka kaluar malet në Grypën e Rugovës, saktësisht në Shtupeq të Madh.

Me kalimin e kohës zjarri është përhapur dhe i është afruar pronave private.

Një banore për IndeksOnline ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me evakuimin e banorëve.

Ajo tha se banorët kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe janë nisur për qytetin e Pejës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një helikopter duke hedhur ujë mbi male që gjindeshin në flakë.

Kurse, dy vatra të reja të zjarrit janë shfaqur  në fshatin Bukosh të komunës së Suharekës.

Zjarri ka depërtuar afër shtëpive ku janë rrëzikuar të digjen disa shtëpi banimi./IndeksOnline/