08:43 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. M.

Zjarri kaplon një pjesë të stacionit të Policisë në Zubin Potok

Stacioni i Policisë në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Policia e veriut ka konfirmuar rastin.

“Po, është diegur kulmi i stacionit ne Zubin Potok, nuk ka dëme te tjera në katet poshtë në stacion. Kanë intervenu zjarrfikësit dhe e kanë ndalur. Sot ekipet e Policisë se Kosovës nga Prishtina do ta dërgojnë ekipin për me i pa shkaktarët e zjarrit”.