Zjarri kaplon një restorant në Novobërdë

Restoranti “Kulla e Gjinajve” në Komunën e Novobërdës, është kapluar nga zjarri.
Policia ka pranuar një informacion se zjarri ka filluar nga kuzhina e restorantit mirëpo fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se deri më tani janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ku në vendin e ngjarjes janë shfaqur zjarrfikësit nga Gjilani e Novobërda.
Ende deri më tani nuk dihet shkaku se si ka shpërthyer ky zjarr. Policia ndodhet po ashtu në vendin e zjarrit e cila po merret me rastin./IndeksOnline/