09:11 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / k.v

Zjarri kaplon veturën në parking, momenti kur zjarrfikësit tentojnë të shuajnë atë (Video)

Një veturë është kapluar nga flakët mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku zjarrfikësit shihen teksa bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin.

Vetura është djegur në parking dhe deri më tani nuk dihet shkaku i zjarrit.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./IndeksOnline/