Zjarri merr hov dhe shpërndahet, një zjarrfikës lëndohet në Lipjan

Kooperativa bujqësore e shkollës së mesme “Adem Gllavica” në Lipjan është përfshirë nga zjarri.
Raportohet që një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për fikjen e zjarrit.
Policia, zjarrfikësit si dhe kryetari i Lipjani Imri Ahmeti ndodhen në vendin e ngjarjes.
Zjarrëfikësi, Haqif rrustemi ka treguar se dy objekte janë përfshirë nga zjarri në këtë shkollë dhe se dëmet janë të konsiderueshme.
“Zjari tash për tash është i lokalizuar por dëmi është i konsiderueshëm, nuk mund të thuhet në ketë qastë, në kushte të tymit dhe të natës në një vlerësim prezic të kësaj. Aktualisht dy objekte janë të përfshira nga flakët edhe është ndaluar përhapja e tyre”, tha ai.
Rrustemi tregoi edhe për gjendjen e zjarrfikësit të lënduar.
“Ndoshta më lëndime të lehta ka, në këtë moment nuk i kemi parë zjarrfikësit se si qëndrojnë”, ka theksuar ai.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se zjarrfikësi i lënduar ka pranuar tretmanë mjekësorë.
Ndërsa, ekipet e zjarrëfikësit po vazhdojnë ende punën.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Lipijan.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit”, ka berë të ditur Ahmeti për IndeksOnline.