Zjarri në Batllavë ende aktiv, zjarrfikësit ankohen se nga Komuna nuk u kanë dërguar as ujë e as ushqim

Një vatër zjarri ka shpërthyer dje në zonën e Batllavës dhe, sipas banorëve, ai vazhdon të jetë aktiv edhe sot.
Zjarrfikësit kanë intervenuar që nga ora 08:00 e mëngjesit dhe po ankohen se nga Komuna e Podujevës nuk po i ndihmojnë as me ushqim e ujë.
Në redaksinë e IndeksOnline njëri nga zjarrfikësit ka thënë se me kafiterinë qe kishin marrëveshje janë në pushim e askush nuk po iu bën zgjidhje.
Video nga intervenimi i tyre gjatë ditës së sotme: