75 Mall Live Search
17:37 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / Z S

Zjarri në Bregun e Diellit, Gashi: Zjarri është shuar dhe nuk është lejuar të shpërndahet

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një nga objektet e Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Sipas Gashit, zjarri është shuar dhe nuk është lejuar të shpërndahet.

“Ne ora 16:53, eshte pranuar informate per zjarr ne qendren tregetare. Ekipet kane reaguar shume shpejte, ishte e perfshire nga zjarri pjese e kulmit qe ishte e mbuluar me material pleksiglas. Fale reagimit te shpejte, zjarri eshte shuar dhe nuk eshte lejuar te shperndahet ne pjese te tjera”, ka thënë Gashi./Indeksonline/