Zjarri në Comodita, Ardian Gjini rrëfen nje gjest burrëror të Shkelqim Devollit
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas djegies së Fabrikës së Comoditas në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, duke shprehu kërqardhje për djegien e kësaj kompania, Gjini ka thënë se Comodita është punëdhënësi më i madh në Gjakovë.
“Si pjesë e Devolli group është në krye të taksapaguesve që e mbushin arkën e shtetit”, ka shkruar Gjini.
Ai rrëfen nje gjest burrëror të Shkelqim Devollit derisa fabrika e tij shuhej nga flakët, raporon IndeksOnline.
“Ne momentet që digjeshin miliona investime të kompanisë së tij, qartësisht i mërzitur, Shkëlqimi i falënderonte të gjithë për mundin dhe falënderonte zotin sepse nuk kishte pësuar asnjë nga të punësuarit”, ka thënë ai.
Gjini ka shkruar se djegia e fabrikës Comodita është humbje për kompaninë, për Gjakovën dhe Kosovën.
Postimi i plotë:
Një pjesë e fabrikës Comodita në Gjakovë është kapluar nga zjarri dhe është djegur tërësisht.
Për disa orë me zjarrëfikësit, policinë dhe zyrtarët komunal të emergjencave edhe një herë isha dëshmitar i profesionalizmit dhe vetmohimit të tyre në luftë me flakët.
Comodita është punëdhënësi më i madh në Gjakovë.
Si pjesë e Devolli group është në krye të taksapaguesve që e mbushin arkën e shtetit.
Ne momentet që digjeshin miliona investime të kompanisë së tij, qartësisht i mërzitur, Shkëlqimi i falënderonte të gjithë për mundin dhe falënderonte zotin sepse nuk kishte pësuar asnjë nga të punësuarit.
Kjo është humbje për kompaninë, për Gjakovën dhe Kosovën.
Edhe në këtë orë, zjarrëfikësit po luftojnë për ta mbrojtur një nga pjesët vitale të prodhimit që deri tash nuk është dëmtuar.
Ditët e para të këtij viti ishin të vështira për Gjakovën.
Do të punojmë në sanimin e dëmeve nga vërshimet, sa më parë.
Dhe shpresojmë që Comodita të arrijë t’i sanojë dëmet dhe ta rikthejë prodhimin.
Një falënderim edhe për zjarrëfikësit e komunave fqinje për solidaritetin dhe vetmohimin!

