Zjarri në Ferizaj/ Angazhohen zjarrfikësit e qyteteve përreth dhe disa kompani private
Mëngjesin e sotëm u raportua për një zjarr masiv në një objekt në Ferizaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi qysh herët që fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky incident.
Për IndeksOnline, Veseli pohoi se deri më tani, ekipet e zjarrfikësve nga Ferizaj dhe nga komunat e tjera përreth po vazhdojnë punën intensive për të lokalizuar zjarrin.
Veseli po ashtu bëri me dije se angazhimit për shuarjen e zjarrit i janë bashkëngjitur edhe disa kompani private, me auto-betonjerka.
“Po ashtu, në terren kanë dalë ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, për të koordinuar veprimet” deklaroi Veseli.
Ai shtoi se policia dhe prokuroria e shtetit janë duke përcjellë nga afër zhvillimet, teksa hetimet për shkaqet e zjarrit janë në proces./IndeksOnline/

