Zjarri në hotelin në Obiliq, Policia thotë se nuk ka të lënduar
Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 12:00 në një objekt përgjatë magjistrales Mitrovicë–Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sipas informacioneve fillestare, nuk ka të lënduar. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,” ka deklaruar Pllana.
Sipas Indeksonline, objekti ku shpërtheu zjarri është në pronësi të deputetit të VV-së, Halil Thaçi, i cili është kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit.

