22:44 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018

Zjarri në Kaliforni, momenti kur pilotët rrezikojnë jetën për të shpëtuar tre persona

Një video dramatike tregon momentin zjarrfikësit pilotë rrezikojnë mjaft shumë për të shpëtuar tre persona dhe dy qen që ishin bllokuar në Malet e Santa Monica në kulmin e zjarrit.

Pilotët e Operacioneve Ajrore të Los Anxhelosit, David Nordquist dhe Joel Smith, bënë shpëtimin e guximshëm më 9 nëntor, ndërsa ata luftuan për të gjetur një vend për të ulur helikopterin e tyre.

Pilotët po lëshonin ujë në një flakë masive, kur ata morën urdhërin për të kryer një shpëtim në Castro Peak, mbi kodrat e Malibus.

Sipas LAFD, strukturat në greminë krijuan ‘një skenar jashtëzakonisht kompleks për ulje; por ata e dinin se jetët e njerëzve vareshin ta, edhe pse nuk kishin karburant mjaftueshëm.

‘Karburanti është kritik’, një nga pilotët dëgjohet duke i thënë të tjerëve, ndërsa flakët nga zjarri i Woolsey po rritej. /IndeksOnline/

Temat: