21:08 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zjarri në KZAZ e Bushatit, dyshohet për dy policë të plagosur

Mbrëmjen e sotme militantët e PD-së në Vaun e Dejës janë mbledhur para ambienteve ku është vendosur KZAZ-ja nr. 6 në një shkollë profesionale duke i vendosur zjarrin. KZAZ-ja ndodhet në shkollën profesionale “Ndre Mjeda”.

Strukturat e PD-së janë mobilizuar në zbatim të skenarit të opozitës për të bllokuar zgjedhjet në 30 Qershor duke ndjekur modelin e Shkodrës pak ditë më parë me përplasjet që kulmuan me zjarrin që iu vendos po një KZAZ-je në shkollë.

Paraprakisht flitet edhe për dy polic të lënduar nga molotovi. Ende nuk ka detaje të tjera.

Në shumë KZAZ të vendit po zhvillohen protesta. Në Berat, protestuesit me thirrjet “Rama ik” janë mbledhur përpara KZAZ 64 në Berat. Informacione ka se dhe në KZAZ e Elbasanit do të ketë përplasje.