75 Mall Live Search
08:02 / E Diele, 09 Mars 2025 / Gj. Sh

Zjarri në malet e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë vullnetare për të ndihmuar në shuarjen e tij

Mbrëmë IndeksOnline raportoi për një zjarr mjaftë të madh që kishte përfshirë malet e Deçanit.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë vullnetare, për të ndihmuar në shuarjen e këtij zjarri.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin social facebook.

Numri një i Deçanit ka bërë të ditur edhe kohën se kur duhet të bashkohen vullnetarët.

“Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”.