Zjarri në malin e Tomorrit, avioni rumun nis ndërhyrjen nga ajri

Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun “Spartan”, me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në malin e Tomorit në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes ka shprehur mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor, por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme.