Zjarri në ndërtesë, banorët në ballkone (Video/foto)

Banorët e bllokut, ku ka shpërthyer zjarri, janë bllokuar brenda banesave të tyre.
Ata e kanë të pamundur të dalin jashtë, pasi tymi ka pushtuar korridoret e ndërtesës, raporton IndeksOnline.
Zjarrfikësit, kanë urdhëruar banorët të dalin nëpër ballkone derisa të shuhet zjarri.

Deri tashti nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në zyrat e një kompanie sigurimesh, e cila ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë./IndeksOnline/