75 Mall Live Search
19:52 / E Enjte, 16 Janar 2025 / H F

Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje

Një ndërtesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

IndeksOnline ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi.”, ka thënë Flora Ahmeri në një prononcim për IndeksOnline. /IndeksOnline/