75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / AR

Zjarri në Podujevë, arrestohet një person

Është arrestuar një person i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Peran të Podujevës.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

Nga zjarri fillimisht dyshohet se është përfshirë një dyqan (mobileri),  në katin e sipërm të një pompe derivatesh dhe më pas zjarri ka filluar të marr përmasa më të gjera të shpërndarjes, duke përfshirë edhe pompën e derivateve.

Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, policia, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit si dhe evakuimin e personave të atë zonë.

Bazuar në vlerësimet nga terreni, në vend ngjarje janë angazhuar zyrtarë të FSK-së, KEDS-it,  zyrtari i komunës për hetimin e shkaqeve të zjarrit, të cilët në bashkëpunim me policinë dhe prokurorin janë marrë me rastin.

Pas hetimit preliminar, në koordinim me prokurorin e shtetit, është arrestuar një person i dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është inicuar rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, njofton Policia.