20:50 / E Premte, 07 Maj 2021 / OSH

Zjarri në spitalin e Vushtrrisë, ShSKUK jep detaje nga rasti

Sot spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” është kapluar nga zjarri.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar ShSKUK që ka dhënë detaje nga rasti, shkruan Indeksonline.

May be an image of outdoors

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, zjarri është shuar pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Spitali “Sheikh Zayed” në VushtrriSpitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, njofton se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit, i njëjti është lokalizuar.

Impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbullara afër tij deri në servisim të pajisjes.Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.