75 Mall Live Search
14:02 / E Diele, 19 Janar 2025 / Gj. Sh

Zjarri në Suharekë, Bytyqi: Qeveria ta ndihmojë këtë biznes dhe puntorët

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi (6), ka shprehur keqardhje për zjarrin që kaploi ETC-në në Suharekë.

Bytyqi ka uruar që sa më shpejt të zbardhet shkaku i zjarrit pasi që 60 persona do të mbesin pa punë.

Tutje ka kërkuar nga Qeveria që ta ndihmojë biznesin dhe punëtorët.

”Uroj që sa më shpejt të zbardhet shkaku i këtij zjarri pasi mbi 60 punëtorë fatkeqësisht do të mbesin pa punë dhe është koha që edhe Qeveria ta ndihmojë këtë biznes e këta punëtorë.

Është koha që kjo Qeveri ta dëshmojë sa seriozisht e ka kur thotë duhet t’i ndihmojmë bizneset.” ka shkruar ajo në facebook.

Postimi i plotë: