Zjarri te lokalet e Tregut të Gjelbër, flet njëri nga pronarët: Dëmi në lokalin tim rreth 15 mijë euro

Gjashtë lokale janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotem tek Tregu i Gjelbër në Prishtinë. Zjarrfikësit ende janë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri është shuar. Por dëmët konsiderohen të mëdha.
Njëri nga pronaret e lokalit i cili u përfshihet nga zjarri Rexhep Muslij tha se lokali i tij u përfshij nga zjarri rreth orës 05 të mëngjesit dhe se dëmet konsiderohen të jenë rreth 15 mijë euro.
“Shkakun e djegëjes nuk e dijmë. Dëmin e kam të madh të makinave dhe lëndës, sepse jam marr me kafe. Dëmi është afërisht 15 mijë euro. S’kemi pasur probleme me pajisje kurrë. Kemi përvojën e duhur. Jam marrë me këtë lëmi që 50 vjet”, tha ai.
Ndërsa pohoi se nuk e kanë fare idenë se prej nga ka ardhur zjarri, i cili kaploi lokalet, pasi që ai zakonisht kontrollon lokalin para se ta mbyll.
“Kurrë nuk e kam lënë pa e kontrollu lokalin para se me mbyll. I kam bërë kontrolle pastaj e kam mbyll. Kjo nga ka ardh nuk e di as vet”, tha ai./Indeksonline/