75 Mall Live Search
08:49 / E Enjte, 20 Mars 2025 / k.v

Zjarri përfshin ambulancën në Zubin-Potok, shkaktar një defekt elektrik

Një zjarr i madh ka përfshirë ambulancën e fshatit Zupçe të Zubin-Potokut në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informatave të para, dyshohet se shkaku i zjarrit është një defekt në rrjetin e energjisë elektrike, transmeton IndeksOnline. 

Njësitet policore dhe eksperti i zjarrit kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe mbetet në hetim nga organet kompetente.  Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në instalimet elektrike për të shmangur raste të ngjashme./IndeksOnline/