75 Mall Live Search
11:15 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Zjarri përfshin malet mes dy fshatrave në Prizren

Zjarri ka përfshirë malin në mes të fshatrave Dragaçinë dhe Duhël në komunën e Prizrenit.

Njësitë relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikësve i janë përgjigjur rastit, por nuk kanë mundur të intervenojnë, transmeton Indeksonlne.

Gjithashtu raportohet se nuk ka rrezik për banorët e dy fshatrave dhe për shtëpitë e tyre, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/