Zjarri përfshin një lokal në Prishtinë, raportohet për dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, të enjten rreth orës 09:30, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Prishtinë.
Ahmeti njoftoi se për momentin nuk ka raporte për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale që ka shkaktuar zjarri.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk ka më rrezik.
“Raportohet vetëm për dëme materiale”, ka përfunduar Ahmeti.