75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Zjarri përfshin një objekt në Istog

Një objekt në komunën e Istogut është përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e këtij zjarri objekti është djegur thuajse i tëri. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipi i zjarrfikësve si dhe pjesëtarë të Policisë të Kosovës, raporton Indeksonline.

Nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet se pjesëtarët e zjarrfikësve po bëjnë maksimumin që ky zjarr të shuhet pa shkaktuar dëme më të mëdha.

Duhet përkujtuar që numri i zjarreve në vend është shumë i madh e që po shkakton dëme të shumta./Indeksonline/