Zjarri përfshin një depo barnash afër rrethit të Lipjanit (Video)

Depoja e barnave ‘Koslabor’ është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në Çagllavicë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje ku shihet tym i zi duke dalë nga depoja.
Deri më tani nuk ka informacion për dëmet e shkaktuara por ndotja e ambientit siç shihet edhe në video është enorme.
Zjarrfikësit dhe policia ja nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa pritet lokalizimi i zonës që është përfshirë nga zjarri./IndeksOnline/