21:47 / E Martë, 10 Gusht 2021 / C E

Zjarri përfshinë pyllin në rrugën Prizren – Dragash

Një zjarr i madh ka kapluar një pjesë të pyllit në rrugën Prizren – Dragash.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në një territor të gjerë, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes, në momentin e raportimit ka qenë vetëm një veturë e Policisë së Kosovës.

Në afërsi të kësaj vatre zjarri është edhe një deponi e mbeturinave që shpesh herë ka qenë problematike.

Rruga Prizren-Dragash është mjaftë e frekuentuar dhe lidhja e vetme e qytetarëve të Dragashit me pjesën tjetër të Kosovës. /IndeksOnline/