75 Mall Live Search
23:22 / E Diele, 21 Korrik 2024 / FR

Zjarri po i afrohet lagjes Marigona, po digjen disa ara

Një zjarrë i madhë ka kapluar një pjesë të sipërfaqes mbrapa lagjes ‘Marigona’ në Prishtinë.

Dyshohet se po digjet një sipërfaqe e arës, e cila po afrohet drejt lagjes së njohur.

Në lidhje me këtë edhe Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë ka bërë të ditur se është djegur një fushë aty afër.

“Ekipi i zjarrfikësve është duke intervenuar. Zjarri ka ndodhur në një fushë aty, është djegur barë i thatë. Aktualisht s’kemi ende ndonjë informacion nëse nga ky zjarr ka dëme tjera”, kanë thanë nga kjo brigadë.