Zjarri po rrezikon shtëpitë në Kçiq, Sveçla e Krasniqi dalin në teren

Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë ditës së diele në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Zjarri ka djegur edhe disa shtëpi, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
Për të parë situatën nga afër, në vend të ngjarjes kanë dalë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në disa fotografi dhe video të publikuara nga IndeksOnline shihen edhe zjarrfikësit në vend të ngjarjes të cilët po bëjnë përpjekje maksimale për shuarjen e zjarrit.
Situata vazhon të jetë e rëndë, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi. /IndeksOnline/
