16:57 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Zjarri që përfshiu objektin në Gërmi ishte restorant – Policia jep detaje

Pasditën e sotshme një objekt në parkun e Gërmisë në Prishtinë u përfshi nga flakët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Objekti i djegur ishte një restorant i pa shfrytëzuar, transmeton Indeksonline.

Rreth këtij rasti Indeksonline kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqin.

“Me date 18.01.2020 rreth orës 14:35, një zyrtar policor, ka njoftuar në qendrën e thirrjeve, se në rrugën ‘Dr Shpetim Robaj’ Prishtinë, një restorant i pa shfrytëzuar është duke u djegur. Në vend ngjarje kanë dal ekipet e nevojshme policore dhe ekipet e zjarrfikëse të cilët janë duke bërë përpjekje që ta vejnë nën kontroll zjarrin. Nga zjarri nuk ka të lënduar.”, u shprehë Krasniqi./Indeksonline/