Zjarri shkatërrimtar që i mori jetën 47 personave në Zvicër/ Qeveria zvicerane shpall 5 ditë zie
Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.
Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.
Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.
Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë,

