Zjarri te Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll, nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët.
MPB për Indeksonline ka konfirmuar se objekti numër dy në Vranidoll është kapluar nga zjarri. Policia bashkë me zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dal në vend ngjarje dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkaq, azilkërkuesit që ishin të akomoduar në këtë objekt, nga zyrtarët e MPB -së të mbështetur nga njësitë e policisë së migrimit janë transferuar në kampin “Belvedere”. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar (azilkërkues)
“Sot, me datë 07.11.2020 nga kompetentët e Qendrës se Azilit i MPB-së jemi njoftuar se në ora 04:51 objektin numër dy në Varanidoll e ka kapluar zjarri. Policia bashkë me zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dal në vend ngjarje dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Azilkërkuesit që ishin të akomoduar në këtë objekt, nga zyrtarët e MPB -së të mbështetur nga njësitë e policisë së migrimit janë transferuar në kampin “Belvedere”. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar (azilkërkues) pasi që të dhënat e deritanishme qojnë në dyshimet se zjarri ishte i qëllimshëm. Rastin po e trajtojnë institucionet kompetente”./Indeksonline/