23:10 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / L K

Zjarri te tregu në Prishtinë, deklarohet policia

Pak momente më parë është përfshirë nga zjarri një hapësirë tek Tregu i Gjelbër në Prishtinë.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke fikur zjarrin.

Ndërsa, ende nuk dihen arsyet se nga erdhi zjarri, por raportohen vetëm për dëme materiale.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/