17:36 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zjarrvënie e qëllimshme në fushat ku ndodhen shtëpitë e banimit, në Studenqan

Edhe këtë vit zjarrvënia e maleve dhe tokave bujqësore po paraqet rrezik tek banorët e zonave përreth, por edhe problem për vet zjarrfikësit.

Sot, rreth orës 15:00, në fshatin Studenqan të komunës së Suharekës, disa fusha janë përfshirë nga zjarri, të cilat ndodhen shumë afër disa shtëpive të banimit, shkruan Indeksonline.

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi dhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë fikur atë./Indeksonline