Zjarrvënie e qëllimshme në Malin Mllak, në Sllatinë

Edhe këtë vit zjarrvënia e maleve dhe tokave bujqësore po paraqet rrezik tek banorët e zonave përreth, por edhe problem për vet zjarrfikësit.
Pasditen e sotme dikush i ka vënë zjarr Malit Mllak, e cila është shpallur si zonë e mbrojtur, në Sllatinë, transmeton Indeksonline.
Derisa zjarri është përhapur, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar dhe intervenuar.
Zjarrvënie pati edhe sot në Gjilan, ku persona të pandërgjegjshëm, dogjën edhe deponi mbeturinash, duke ndotur ambientin./Indeksonline





