75 Mall Live Search
23:25 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / MSH

“Zjerm” në Eurovision, Shkodra Elektronike e “kallë” skenën

Shkodra Elektronike sërish pati një paraqitje dinjitoze në Eurovision.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë kompeticion përformoi e fundit në natën finale, por që nuk lejoi që emocionet e akumuluara ta dobësojnë përformancën e saj, shkruan IndeksOnline.

“Zjerm” kumboi anekënd sallës në Bern të Zvicrës, me publikun që brohoriti gjatë gjithë kohës.

Shpresojmë që Shqipëria të ngjitet sa më lart në tabelën e pikëve, pse jo edhe të fitojë këtë garë.

Pas pak pritet të mbyllet edhe televotimi për këngën e preferuar./IndeksOnline/