ZKM del me detaje rreth takimit në Bruksel: Janë prekur edhe elemente të tjera ku priten lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në takimet e radhës të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, tema kryesore e diskutimeve ka qenë funksionalizimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë.S
ipas ZKM-së, Bislimi ka deklaruar se takimet kanë qenë të suksesshme dhe se është arritur dakordimi për jetësimin e këtij Komisioni, ndërsa në javët e ardhshme zëvendësat e palëve do të përcaktojnë prioritetet e para të punës së tij.
“Pjesa më e madhe e kohës sot ka kaluar në takime bilaterale, domethënë fillimisht pala kosovare me Bashkimin Evropian dhe pastaj edhe pala serbe. Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë Komisionin e Përbashkët për jetësimin apo zbatimin e marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv. Tani ka mbetur që në javët e ardhshme të takohen zëvendësat tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e Komisionit të Përbashkët”, ka thwnw Bislimi
Kjo temë ka qenë tema kryesore. Natyrisht se në pika të shkurtra janë prekur edhe elemente të tjera ku priten lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë, mirëpo pjesa më e madhe e kohës i është kushtuar jetësimit të Komisionit për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Zhdukur me Dhunë, shtoi mw tutje Bislimi./Indeksonline/

