18:46 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

ZKM rekomandon anulimin e tenderit 110 milionësh, Abdixhiu i jep afat Betim Reqicës

Zyra ligjore e Zyrës së Kryeministrit ka konstatuar se hapja e tenderit të Ausotradës së Gjilanit ka qenë i jashtëligjshëm.

Ky projekt i iniciuar, që kap vlerën e 110 milionë euro, duhet të anulohet sipas opinionit të Zyrës Ligjore, transmeton Indeksonline.

Menjëherë pas këtij rekomandimi, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku i ka nisur një shkresë  sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reqica.

Abdixhiku i ka dhënë afat deri me datën 18 shkurt, të ndërmarr veprimet që i ka rekomanduar opinioni ligjor i Zyrës së Kryeministrit.

Indeksonline ka arritur të siguroj shkresën që Abdixhiku ia ka dërguar Reçicës.

“Kërkoj nga ana Juaj që të ndërmerrni të gjitha veprimet ligjore në pajtim me konkluzionet dhe rekomandimin e opinionit ligjor. “Luteni, të merrni hapat e nevojshëm ligjor, jo më larg se me datën 18 shkurt 2020, deri në fund të orarit të punës; dhe të më raportoni me shkrim.”, thuhet ndër të tjera në shkresën që Abdixhku ia ka dërguar Betim Reçicës.

Tenderi ishte shpallur dy javë para se të votohej Qeveria e re./Indeksonline/