22:34 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zlatan Ibrahimovic përshëndetet me tifozët e La Galaxy me një “fjalim” tipik

Zlatan Ibrahimovic është përshëndetur me tifozët e La Galaxy, pasi nuk do të vazhdoj kontratën me skuadrën amerikane.

Ai ka bërë një shkrim tipik të tijin në fjalët përshëndetëse me tifozët e skuadrës amerikane, shkruan Indeksonline.

“Kam ardhur, kam parë, kam pushtuar. Faleminderit LA Galaxy  sepse më bëri të ndihem përsëri gjallë. Për tifozët e Galaxy, ju keni dashur Zlatan, ju dhashë Zlatan. Jeni të mirëpritur. Historia vazhdon … Tani shkojmë të shikojmë bejsboll”, ka shkruar Zlatan Ibrahimovic.

Ibra qëndri në Amerikë dy sezone duke luajtur në 58 ndeshje dhe ka shënuar 52 gola.

Ish-sulmuesi suedez mund të rikthehet në Itali për të veshur fanellën e Milanit. /IndeksOnline/