75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / G T

Zlatan Ibrahimovic shpjegon dallimet mes La Liga, Premier League dhe Serie A

Legjenda suedeze e futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka ndarë mendimin e tij mbi dallimet mes tre prej kampionateve më të forta evropiane: La Liga, Premier League dhe Serie A.

Sipas ish-futbollistit, në Spanjë prioritet është loja e ndërtuar dhe filozofia teknike. “Në La Liga përpiqen të luajnë futboll. Mundohet të ndërtohet loja që nga mbrojtja, edhe ekipet që nuk janë në nivelin e më të mirave,” u shpreh ai, shkruan Indeksonline

Duke folur për kampionatin anglez, ai theksoi ritmin e lartë dhe intensitetin fizik. “Premier League ka një tempo shumë të lartë, me sulme dhe kundërsulme të vazhdueshme. Edhe nëse je lojtar shumë teknik, nëse nuk e përballon ritmin, nuk mund të luash atje,” deklaroi Zlatan.

Ndërsa për futbollin italian, ai vuri theksin te aspekti taktik dhe rëndësia e mbrojtjes. “Në Itali loja është shumë taktike, çdo gjë studiohet. Mbrojtja është më e rëndësishme se sulmi. Është shumë e vështirë kur shkon si sulmues në Serie A dhe luan në një ekip që prioritizon mbrojtjen,” tha ai.

Kujtojmë që Ibra ka luajtur pikërisht në këto tri liga të mëdha të futbollit europian./Indeksonline/