75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / G T

Zlatko Dalic i del në mbrojtje Brozovicit: Nuk varet gjithçka nga ai, ka shumë gabime tjera

Kombëtarja e Kroacisë ka barazuar 2:2 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Euro 2024.

Trajneri Zlatko Dalic është në presion të vërtetë pas këtij barazimi, pasi kualifikimi për në fazën tjetër tashmë është bërë i vështirë, shkruan Indeksonline

Dalic i doli në mbrojtje mesfushorit të Al Nassr, Marcelo Brozovic – i cili ka marrë kritika të mëdha gjatë dy paraqitjeve në Euro 2024.

“Marcelo Brozovic është një gjigant i futbollit kroat, që ka dhënë gjithçka dhe maksimumin e tij. Nuk varet vetëm nga ai, por nga gjithë ekipi. Ka shumë gabime para tij dhe ai nuk arrin të shpëtojë gjithçka”, tha Dalic

Kujtojmë që Kroacia ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Italisë, kurse në dy ndeshje ka grumbulluar vetëm një pikë./Indeksonline/