Zogaj dhe Xhaferi jepin lajme të mira për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”

Drejtori i Investimeve Kapitale Krenar Xhaferi dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj sot gjatë ditës kanë dhënë një lajm të mirë për ndërtimin e rrugës ‘’Nekibe Kelmendi’’.
Sipas tyre ndërtimi i kësaj rruge krijon mundësinë për zhvillim të rëndësishëm të Prishtinës së Re.
Po ashtu është bërë e ditur se në këtë pjesë janë planifikuar të ndërtohen objekte shtetërorë të rëndësishme si dhe ndërtime të shumta kolektive.
Xhaferi e Zogaj kanë bërë të ditur se në këtë projekt janë të përfshira të gjitha instalimet nëntokësore si dhe do të ketë shtegun e biçikletave, trotuarin, gjelbërimin, ndriçimin e shenjëzimin.
Në fund u tha se me përfundimin e këtij projekti do të mundësohet qarkullimi më i lehtë i komunikacionit për këtë pjesë të Prishtinës./Indeksonline/