75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / L K

Zogaj flet me shifra: 75 projekte i kemi përfunduar vetëm në 3 muajt e fundit

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka dhënë detaje për projektet e 3 muajve të fundit. Zogaj ka publikuar 75 projektet e përfunduara në tre muajt e fundit në kryeqytet.

“75 projekte i kemi përfunduar vetëm në 3 muajt e fundit! Kjo është Prishtina.

  1. Asfaltimi i Rrugës ‘Qemal Stafa’;
  2. Rregullimi i hapësirave të varrezave të reja në lagjen “Arbëria”;
  3. Asfaltimi i Rrugës “Muhamet Çami” në lagjen “Mat”;
  4. Asfaltimi i Rrugeve në lagjen e Muhaxherëve;
  5. Asfaltimi i rrugës “Mallakastra”, rruga që lidh fshatrat Bardhosh, Prugoc dhe Barilevë;
  6. Asfaltimi i Rrugës ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë;
  7. Ndërtimi i parkut urban prapa shtëpisë së mallrave “Gërmia”;
  8. Asfaltimi i Rrugës ‘Arbanasit’ në Hajvali;
  9. Asfaltimi i Rrugës ‘Hys Popova’ në Kodrën e Trimave;
  10. Asfaltimi i Rrugës lidhëse që kalon nga Rr. ‘Robert Doll’ në Rr. ‘Tirana’;
  11. Asfaltimi i ‘Rrugës D’ në Mat;
  12. Vazhdimi i punimeve me intensitet të shtuar në ndërtimin e Unazës Qendrore;
  13. Asfaltimi i Rrugës ‘Qemajl Stafa’ në Arbëri;
  14. Asfaltimi i Rrugës ‘Agim Çela’ në Lagjen Kalabria;
  15. Asfaltimi i Rrugës ‘Qëndresa’ në Mat;
  16. Asfaltimi i Rrugës ‘Nekibe Kelmendi’, tek Fshati Nderkombetar;
  17. Rregullimi i Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Marec;
  18. Trajtimi i rrugicave në Vranidoll, Tenezhdoll, Prugovc, Barilevë, Drenoc dhe Sharban;
  19. Asfaltimi i Rrugës ‘Metush Krasniqi’ në Lagjen ‘Arbëria’;
  20. Asfaltimi i Rrugës në drejtim të Fushë Kosovës nëpërmjet nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes;
  21. Asfaltimi i Rrugës ‘Skënderbeu’ në fshatin Bardhosh;
  22. Asfaltimi i Rrugës ‘Burimi’ në fshatin Bardhosh;
  23. Asfaltimi i Rrugës ‘Ahmet Gashi’;
  24. Vazhdimi i punimeve në zgjatjen e Rrugës ‘B’;
  25. Gjelbërim dhe investim në hapësirat publike përgjatë hekurudhës dhe rrugës ‘Tirana’;
  26. Asfaltimi i parkingut në rrugën ‘Veli Dedi’;
  27. Asfaltimi i Rrugës ‘Gërmi – Butovc’;
  28. Asfaltimi i Rrugëve ’27 Nëntori’ dhe ‘Mic Sokoli’ në lagjen ‘Kodra e Trimave’;
  29. Asfaltimi i Rrugës ‘Malush Kosova’;
  30. Asfaltimi i Rrugës ‘Zllash – Prapashticë’;
  31. Asfaltimi i Rrugës ‘Mine Peza’ në lagjen ‘Arbëria’;
  32. Hapja e një korsie të re qarkulluese në Rrugën ‘Eqrem Çabej’ në qender të qytetit;
  33. Rivitalizimi i Rrugës ‘Mehmet Kaçurri’.
  34. Shpërndarja e 54 motokultivatorëve për bujqit e Prishtines;
  35. Shpërndarja e 300,000€ paisje për bujqit e Prishtines (rotoballer, shpërndarës të plehut, mikser për ushqim);
  36. Shpërndarja e 68 frezave për traktorë;
  37. Shpërndarja e 25 serrave, prej 5 ari secila;
  38. Renovimi i Qendrës Mjekësore Familjare (QMF) në lagjen “Kodra e Trimave”;
  39. Deratizimi në të gjithë qytetin;
  40. Hapja e qendrës konsultative për HIV, Hepatitin B dhe C, dhe Sifilisin;
  41. Renovimi i QMF në fshatin “Bardhosh”;
  42. Përurimi i laboratorit në QMF në fshatin “Bardhosh”;
  43. Renovimi i QMF në lagjen “Mati 1”;
  44. Ndriçimi publik në lagjen “Kalabria”, rruga “Tahir Zajmi”;
  45. Instalimi i 22 paneleve ndriçuese. Gjithashtu, kemi vendosur 10 radare të vetëdijesimit të shpejtësisë pranë 5 shkollave;
  46. Vendosja e 210 koshave të mbeturinave: Sheshet e qytetit – 29, Parku i Qytetit – 41, Parku Toukbashqe – 60, Parku Gërmia – 40, Pallati i Rinisë – 10, Zonat e pushimit – 30;
  47. Ndriçimi i shtëpisë së të moshuarve në kryeqytet;
  48. Pastrimi i lumit Llap në fshatin “Barilevë”;
  49. Ndriçimi i rrugës “Ferid Curri” dhe rrugëve ndërlidhëse te saj;
  50. Ndriçimi publik në rrugët: “1 Tetori”, “Emrush Miftari”, “Muharrem Berisha” dhe “Pejard Pere”;
  51. Vendosja e sinjalizimit në fshatrat e Gollakut;
  52. Ndriçimi publik në 12 rrugë në lagjen “Velania”;
  53. Ndriçimi i parkimit dhe këndit të lojërave në lagjen “Bregu i Diellit”, pranë shkollës ‘Ismail Qemali’, dhe në rrugën ‘Elez Geci’;
  54. Ndriçimi publik në fshatin “Tenezhdoll” dhe i 10 rrugëve ndërlidhëse;
  55. Largimi i deponisë ilegale në fshatin “Trude”;
  56. Ndriçimi publik në fshatin “Siqevë”, në lagjen e tretë, së bashku me rrugët ndërlidhëse.
  57. Ndertimi i Parkut ‘Shinzu Abe’ në lagjen “Arberia”;
  58. Ndertimi i Parkut në lagjen “Mati 1” me lojëra dhe aktivitete sportive;
  59. Gjelbërimi dhe investimi në hapësirat publike përgjatë hekurudhës dhe rrugës ‘Tirana’ në Kryeqytet;
  60. Ndertimi i Parkut në rrugën “Sylejman Vokshi”;
  61. Rigjenerimi i hapësirave të gjelbërta në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’;
  62. Renovimi i fushës së jashtme sportive në lagjen “Lakrishte”;
  63. Parku i Sportit dhe Rekreacionit në lagjen “Shkabaj”;
  64. Ndërtimi i tribunës për fushën e futbollit K.F. Mati në lagjen “Matiqan”;
  65. Përmirësimi i fushës së jashtme në shkollën “Emin Duraku”;
  66. Tribuna në shkollën e futbollit “Ramiz Sadiku”;
  67. Renovimi i fushës së jashtme pranë shkollës “Zenel Hajdini”.
  68. Ndarja e 20 bursave për sportistët e shquar dhe të talentuar te kryeqytetit;
  69. Rinovimi i qendrës për persona të shurdhër në Prishtinë.
  70. Renovimi i Shkollës së Mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”;
  71. Renovimi i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë;
  72. Përurimi i Shkollës së Re “Nënë Tereza”, në fshatin “Vranidoll”;
  73. Renovimi i Shkollës “Meto Bajraktari”;
  74. Ndërrimi i 25 dyerve në Shkollën “Pavarsia”;
  75. Vendosja e dollapëve për libra në shkollat: “Mitrush Kuteli”, “Shkendija”, “Afrim Gashi”, “Nazim Gafurri”, “Meto Bajraktari”, dhe “Faik Konica”