17:29 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zogaj: Haradinaj i bëri një shërbim te jashtëzakonshëm shtetit te Kosovës me dorëheqjen e tij

Reagime të shumta kanë filluar pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i tij i kryeministrit.

Edhe  drejtues i Lëvizjes FOL,  Petrit Zogaj ka reaguar pas dorëheqjes së tij, ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Haradinaj ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm shtetit të Kosovës pasi nuk pranoj të intervistohej në cilësinë  e kryeministrit.

Ja postimi i tij në facebook:

Haradinaj i beri nje sherbim te jashtezakonshem shtetit te Kosoves me doreheqjen e tij. Nuk pranoi qe te intervistohej ne cilesine e Kryeministrit per cfaredo akuze qe mund te dal nga Gjykata Speciale. Atje, Haradinaj do te paraqitet si qytetar dhe kjo nuk eshte pak. Duhet vleresuar e cmuar kete akt patriotik te tij. 
Sigurisht qe eshe jashte mase e veshtire, per te e familjen e tij kjo perballje per here te trete me drejtesine./Indeksonline/