Zogaj jep lajmin e shumëpritur për lagjen Arbëria

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, sot ka vizituar punimet që janë duke u bërë në lagjen Arbëria, për lidhjen e ngrohtores.
Ai ka një lajm fantastik për banorët e kësaj lagjeje.
Zogaj ka bërë të ditur se ndërtesat shumë-banesore të Arbërisë së shpejti do të bëhen me ngrohje qendrore.
Postimi i plotë:
Lajm fantastik për Lagjen Arbëria!
Me kolegë vizituam punimet që po bëhen këto ditë për lidhjen e ngrohtores në lagjen Arbëria! Ndërtesat shumë-banesore të Arbërisë së shpejti me ngrohje qendrore./IndeksOnline/