Zogaj: LDK nuk ka votë për Vetëvendosjen
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj është treguar i qartë në atë se nuk kanë votë për Vetëvendosjen.
Këto komente ai i bëri teksa hynte në Kuvendin e Kosovës, aty ku në ora 10:00 pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite ka të vetmen pikë, atë për formimin e Qeverisë.
“Qëndrimi i LDK-së mbetet po ai i njëjti që e kemi shprehur në vazhdimësi, nuk kemi votë për qeverisjen Kurti nuk kemi votë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe do të shohim se çka do të ndodh sot në kuvendin e Kosovës. Nuk kemi marrëveshje politike nuk po shkojmë as si partner. Ne po shkojmë atje por normalisht si votë kundër . Nuk e besojmë që do të ketë një votë të tillë nuk kemi ndonjë informatë. Kuvendi është konstituar, andaj për buxhetin mund të kemi një seancë tjetër në të cilën duhet të ulemi dhe të merremi vesh por kjo seancë është për qeverinë kështu që ta kalojmë këtë moment”, tha ai.

