13:00 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / mp

Zogaj: Me Unazën e Jashtme fiton Kosova, lidhet me katër hyrjet kryesore në kryeqytet

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë që me ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës fiton edhe kryeqyteti por edhe Kosova, pasi që lidhet me katër hyrje kryesore në Prishtinë.

“Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt strategjik! Është autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në Kryeqytet. Pra, lidhet me hyrjen nga Gjilani, me hyrjen nga Fushe Kosova, me hyrjen nga Mitrovica dhe me hyrjen nga Podujeva! E shkarkon Kryeqytetin nga komunikacioni i panevojshem dhe krijon lidhje te reja me zonat industriale!”, ka shkruar Zogaj në Twitter.

“Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt Nacional”.

“Ne do të insistojmë ta ndërtojmë këtë projekt, sepse fiton Prishtina, sepse fiton Kosova! Dhe, është futur si prioritet në Programin Politik të LDK-së ‘Rruga e Re’”.